E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjale te qarta - Fjalimi i presidentit gjerman Christian Wulff ne parlamentin turk

Christian Wulff e nisi viziten e tij te trete jashte shtetit ne rrethana jo te mira. Ne Gjermani zhvillohet nje diskutim plot emocione per integrimin. Revista javore Focus botoi ne faqen e pare fytyren e presidentit gjerman - te tjetersuar si imam. Ne fjalimin e tij me 3 tetor Wulff vetem vuri ne dukje faktin se feja islame pas kristianizmit dhe judaizmit eshte nje realitet ne Gjermani.

Pa rezerva

Vemendja publike u perqendrua te fjalimi i pare i nje presidenti gjerman ne asamblene e madhe kombetare te Turqise. Para parlamentareve Wulff foli fjale te qarta pa u rezervuar. Nga njera ane ai perseriti qe feja islame eshte bere pjese e Gjermanise. Nga ana tjeter ai kerkoi nga Turqia pranimin e faktit qe edhe krishterimi eshte pjese e Turqise. Te krishtereve u duhet lejuar plotesisht ushtrimi i fese se tyre tha presidenti gjerman. Ketu ben pjese edhe pergatitja e prifterinjve te rinj ne Turqi gje qe deri tani nuk ka qene e mundur.

Ai nuk i kurseu nikoqiret as nga tema te tjera delikate per shembull problemi i Qipros dhe ceshtja e armeneve. Wulff theksoi edhe te drejten e ekzistences se Izraelit duke kerkuar ne te njejten kohe edhe nje Palestine te pavarur dhe te qendrueshme te qeverisur ne menyre demokratike. Ai i beri keshtu indirekt thirrje kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan qe ta vazhdoje perseri dialogun me Izraelin.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Baha Gngr komenton

Premtime boshe per pranimin ne BE Wulff nuk i beri Turqise. Ne menyre te mencur te qarte dhe pa medyshje Wulff tha se me gjithe progresin demokratik dhe ekonomik negociatat e anetaresimit do te vazhdojne te zhvillohen duke mbajtur rezultatin perfundimtar te hapur.

Te mesohet gjuha gjermane nga turqit

Sinjalet e qarta te Wulffit qofte drejtuar gjermaneve qofte turqve perqendrohen ne ate qe njerezit me origjine turke ne Gjermani duhet ti pershtaten shoqerise. Te binte ne sy qe Wulff e shmangu fjalen delikate integrim. Kerkesa e tij per mesimin e gjuhes gjermane u mbeshtet ne prag te vizites nga presidenti turk Abdullah Gl. Megjithate Gl ne konferencen e perbashket per shtyp para fjales se Wulff-it ne parlament nuk harroi te theksonte si ai eshte president i te gjithe qytetareve turq edhe i atyre me origjine armene hebreje apo greke dhe se edhe ne Turqi te gjithe njerezit duhet te flasin turqisht.

Vizita shteterore peseditore e Wulff-it eshte nje ndihme e qarte per te minimizuar keqkuptimet ndermjet Berlinit dhe Ankarase. Menyra e tij pelqehet nga nikoqiret dhe porosite e tij nuk kalojne pa u degjuar. Por nese edhe ne Gjermani pritet nje kthese ne debatin e dale jashte kontrolli per integrimin mbetet te shihet. Ndryshe nga partite politike Wulff-i nuk ka per te fituar me zgjedhje. Por partite nuk do te duan te heqin dore nga strategjia e fushates elektorale e emocionalizimit te masave kunder te huajve dhe migranteve.

Autor Baha Gngr

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›