Ne Bujanoc themelohet qeveri multietnike

Perfaqesuesit shqiptare dhe ata serbe jane te nje mendimi se per vendimin e formimit te qeverise se perbashket vendimtar ishte premtimi per investime me te medha ne Bujanoc.
Per mundesi te tilla investimesh jo ne menyre te terthorte por direkte ka folur grupi i ambasadoreve miqte e jugut te Serbise. Ata na kane thene se do te kete investime me te medha nese ne Bujanovc formohet qeveri multietnike thote Miodrag Milikovic perfaqesues i grupit te qytetareve.
Kryetari i komunes se Bujanocit Shaip Kamberi eshte i mendimit se qeveria shumeetnike mund te krijojoje me lehte mundesi me mjetet e parashikuara nga fondet e Bashkimit Evropian por dhe nga buxheti i qeverise se Serbise. Para se gjithash presim rritje te buxhetit te Trupit Koordinues per jug te Serbise rritje te buxhetit nga plani kombetar per investime edhe pse mund te themi se ne ate ministri cdo vit kemi arritur te dyfishojme pjesemarrjen tone ne shfrytezimin e fondeve. Po ashtu presim ndihme me te madhe nga Ministria e Ekonomise ndaj investitoreve te huaj ne menyre qe investitoret e mundshem ti drejtojne tek ne thote kryetari Shaip Kamberi.
Edhe perfaqesuesi i Partise Demokratike Sasha Peshiq ka shpresa te tilla. Pres qe ky koalicion tia dale te siguroje nje numer te madh mjetesh nga vendet e BE-se ne menyre qe ta ndihmoje jugun tejet te varfer te riperterihet vlereson Peshiq.
Kush eshte fajtor per humbjen e rasteve te meparshme
Megjithate dy parti kane qendrime te kunderta rreth asaj se kush eshte fajtor per humbjen e rasteve te meparshme. shte folur gjate me Trupin Koordinues dhe me qeverine e Serbise per shtimin e vendeve te punes dhe me ne fund me 15 korrik qeveria doli me vendimin qe ne disa institucione shtetrore te pranohen 63 shqiptare. Ne kete menyre shpresoj se procesi i integrimit e shqiptareve do te filloje seriozisht mendon Kamberi.
Miodrag Milikoviq akuzon palen shqiptare me pretendimin se serbet kesaj radhe kane bere kompromis me matjen e numrit te drejtoreve ne funksionet e qeverise ekzekutive. Gjithe keto vjet kemi patur pervoje te keqe. Mbi 80 per qind e mjeteve buxhetore perfundojne ne duart e shqiptareve thekson Milikoviq.
Jashte koalicionit do te mbetet Partia Demokratike e Serbise Partia Radikale Serbe dhe Partia Socialiste e Serbise ndersa nenshkrimi i marreveshjes per qeverine e re shqiptaro-serbe ne Bujanoc eshte paralajmeruar per kete jave.
Autore Milica Ivanovi/ Ajete Beqiraj
Redaktoi Aida Cama