E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalët e terroristit bëhen shfaqje

Regjisori teatror zvicerano-gjerman, Milo Rau, ka njoftuar se po përgatitë një shfaqje që bazohet në fjalën përfundimtare para gjyqit të terroristit djathtistë, Anders Behring Breivik. Premiera e shfaqjes pritet në tetor, në Nationaltheater, në Weimar.

Publiku gjerman në Weimar në tetor do të ketë rastin të shoh kontekstin teatror të fjalëve që terroristi më i njohur europian, ekstremisti djathtistë norvegjez, Anders Breivik, i tha para gjykatës.

Në fakt, regjisori Milo Rau planifikon inskenimin e fjalës përfundimtare të Berivik para gjykatës së Oslos, përmes të cilave u mundua të arsyetojë vrasjen e mbi 170 personave, kryesisht të rinj.

Shumica e mdiave asokohe qëllimisht nuk i botuan fjalët e Breivik, megjithëse edhe vetë gjykata kishte ndaluar publikimin e plotë të tyre. Por, Rau arriti të vijë në posedim të versionit të plotë të fjalës së Breivik. Në një intervistë për gazetën ‘Frankfurter Rundschau’, Rau theksoi se nuk ka për qëllim të reklamojë një kriminel.

Por, sipas tij, “kjo është një situatë e menduar kolektive, me një prani të kufizuar të shikuesve. Fjalimi njëorësh i Breivik nuk do të prezantohet përmes citateve më skandaloze, por si tërësi”. Rau nënvizoi edhe atë se, Breivik është njeri i rrezikshëm, sepse rasti i tij dëshmon “se si një individ reagoi ndaj ideologjisë së tij”, megjithëse është gabim të konkludohet që secili djathtistë do të shndërrohet në një vrasës terrorist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›