Fjalimet e Berishës mbajnë peng reformën e Kuvendit
Luis Tanushi
Ka dështuar sërish marrëveshja për përfundimin e reformës parlamentare. Katër anëtarët e grupit të punës nuk arritën sërish dje që të gjejnë gjuhën e përbashkët për mendimin e Rregullores së Kuvendit.
Ndarja e kohës ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, votimi i fshehtë dhe reforma në buxhetin e Kuvendit, ishin tre prej problematikave të cilat ndanë demokratët dhe socialistët nga arritja e kompromisit.
Teksa mazhoranca dhe opozita duken se po ecin në rrugë të mbarë për përfundimin e reformës zgjedhore, reforma parlamentare ka mbetur në vend, pasi asnjë prej forcave politike nuk pranon që të tërhiqet.
Për më tepër, lexoni numrin e sotëm të gazetës Shekulli.