Gj. Administrative, Berisha: Opozita kërkon më shumë atribute nga ç`duhet
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se ligji për Gjykatën Administrative është duke u diskutuar në Parlament dhe pritet miratimi i tij. Në një diskutim me përfaqësues të biznesit, kryeministri Berisha theksoi se opozita kërkon t`i japë atribute Gjykatës Administrative më shumë nga se sa parashikon ligji.
“Nëse e mbingarkojmë këtë gjykatë dhe përjashtojmë sistemin nga çdo cështje ajo do të mund të shërbejë më. Kjo gjykatë do t`i duhet të merret me çdo problem gjyqësor që ka të bëjë me biznesin. Opozita pretendon se janë grupet e interesit që kanë kërkuar një gjë të tillë ” ka theksuar Berisha ndërsa ka shtuar se nëse nuk zgjidhet problem i mbingarkesës kjo gjë mund të çojë në kolapsin e gjykatës.
Ai ka theksuar më tej se ndërsa në Parlament po diskutohet për Gjykatën Administrative po merren masa për të caktuar ndërtesën.
Ndërkohë në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve u miratuan 8 nene të projektligjit për gjykatat administrative, por diskutimet u ndërprenë pasi palët kishin mendime të ndryshme për nenet e tjera.