Fjalimi i Berlinit - Presidenti polak Komorovski kerkon vazhdimin e integrimit evropian

Presidenti polak Komorovski foli ne universitetin Humboldt ne Berlin per raportet gjermano-polake dhe bashkimin e Evropes. Per Komorovskin pajtimi gjermano-polak eshte edhe pjese e historise personale
Ne shtepine e prinderve te mi ishte gjithnje i gjalle kujtimi per xhaxhain tim. Ai ishte 16 vjec kur me nje urdher gjerman u ekzekutua ne Vilniusin atehere ende polak nen akuzen per konspiracion. Une jam rritur ne nje familje e cila ka humbur gjithcka ne Lindje. Por une kam lindur ne nje shtepi ne afersi te Breslaut te cilen nje familje gjermane ishte detyruar ta braktiste. Edhe ata kane perjetuar dramen e tyre kur humben gjithcka ne atdheun e tyre te vogel.
Marreveshja gjermano-polake e vitit 1991 nje nga shtyllat e Evropes se sotme
Tradita e fjalimit te Berlinit ka nisur ne vitin 1997. Atehere presidenti gjerman Roman Herzog u beri thirrje gjermaneve te ndermerrnin nje shkundje te shoqerise. Dy here ka ndodhur qe ne vend te presidentit fjalimin ta mbaje nje i ftuar. Ne vitin 1998 foli ish presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe vitin ne vazhdim ish sekretari i pergjithshem i OKB-se Kofi Annan. Qe tani nderin per te mbajtur fjalimin e Berlinit e ka Bronislav Komorovski ka te beje edhe me nje pervjetor te vecante. Para plot 20 vjetesh ne 17 qershor 1991 Polonia dhe Gjermania nenshkruan marreveshjen e fqinjesise gjermano-polake dhe i dhane keshtu fund pergjithmone historise se pasluftes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nenshkrimi i marreveshjes se pajtimit gjermano-polak ne Bonn 17.06.1991. Hapje pas Luftes se Ftohte
Marreveshja gjermano-polake e fqinjesise eshte bere nje nga guret e themelit te Evropes se sotme ashtu si marreveshja gjermano-franceze e Elizeut e nenshkruar nga kancelari Adenauer dhe presidenti De Gaulle ne 1963 - tha Komorovski.
Komorovski i cili ne kohen e socializmit bente pjese ne levizjen e ndaluar opozitare e cilesoi Evropen realizimin e endrrave te shume popujve dhe kerkoi te cohet perpara integrimi evropian edhe pse iu desh te pranonte se aktualisht Evropa nuk ndodhet ne gjendje te mire.
Bashkimi i vendeve evropiane eshte bere plotesisht viktime e suksesit te tij. Zgjerimi i bashkimit ne fusha te tjera politike dhe me vende te reja ka ngjallur shume pritshmeri. Evropa filloi te shihej si nje shkop magjik qe zgjidh cdo problem. Kjo pritje eshte kthyer tani ne nje pretekst per kritika boshe dhe per humbjen e besimit tek Evropa.
Megjithate Komorovski theksoi se populli polak edhe ne krizen aktuale mbeshtet me shumice predominuese idene evropiane. Fale pajtimit gjermano-polak dhe zgjerimit ne Lindje BE eshte bere me i forte. Sa i takon pranimit te kandidateve te tjere Komorovski u shpreh i kujdesshem
Nuk kam ndermend te demonstroj optimizem pa baze. Pergjigja per pyetjen se sa e hapur duhet te jete Evropa nuk eshte e lehte. Identiteti i Evropes duhet te percaktoje kufijte e tij. Evropa nuk eshte vetem nje nocion gjeografik ajo eshte edhe nje nocion kulturor.
Me rezerva u shpreh presidenti polak edhe ne ceshtjen e pranimit te imigrante te tjere ne Bashkimin Evropian. Evropa nuk duhet te pyese tani veten vetem nese eshte ne gjendje tu ofroje ketyre njerezve kushte perkatese per te ndertuar nje ekzistence. Imigracioni nuk duhet te minoje themelet sociale politike dhe ekonomike te unionit evropian.
Autor Matthias Boumllinger / E.Xhani
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi