Gudjons Nje turist i kenaqur ben shume me teper per Shqiperine sesa nje broshure

DW Zoti Gudjons ju jo vetem qe e njihni mjaft mire Shqiperine prej shume vitesh por permes agjencise tuaj turistike Skanderbeg Reisen jeni perpjekur ta beni ate terheqese si destinacion turistik edhe per gjermanet. Sa eshte e njohur Shqiperia per turistet gjermane
Bodo Gudjons Ne kemi nje eksperience te gjate ne fushen e turizmit. Une kam 30 vjet qe merrem me turizmin shqiptar. Kuptohet qe ne te kaluaren turizmi shqiptar ka pasur nje rol ndryshe nga ai sot. Sot ka shume njerez qe nuk dijne shume per Shqiperine dhe ky eshte problemi kryesor per mua. Ne Shqiperi ne fakt flitet per potencialet e turizmit dhe kete nuk e mohoj as une por duhet punuar qe turistet qe priten ne Shqiperi duhet te dijne me pare dicka per vendin per Shqiperine.
DW Pra Shqiperia duhet vete te punoje per ta promovuar turizmin
Bodo Gudjons Promovimi i turizmit eshte nje nga detyrat kryesore dhe nuk mjafton vetem pjesemarrja ne panairet ne Berlin Koumlln sepse shume pak njerez shkojne atje. Pastaj ka shume rendesi qe agjencite kryesore te organizojne aktivitete programe per Shqiperine. Sivjet kam pare qe ka disa agjenci qe kane filluar me organizimin e udhetimit te turisteve drejt Shqiperise me cmime te arsyeshme. Pasi edhe cmimi ishte nje problem me vete. Para dy-tre javesh kam folur me nje kolege qe mendonte te organizonte udhetime te grupeve turistike per vitin e ardhshem dhe me tregoi qe ishte lidhur me disa agjenci ne Tirane por ishte habitur nga cmimet e larta. Nuk e kam fjalen ketu per hotelet ne bregdet jashte sezonit por per nje grup me nje program kulturor studimor qe do te qendroje ne Tirane cmimet e hoteleve atje nuk jane te lira.
DW Nga ana tjeter Shqiperia eshte vertet nje vend i vogel por nga pozita gjeografike vertet mund tu ofroje shume turisteve qofte ne turizmin alpin detar apo edhe ne ate kulturor. Pervec cmimeve qe ju permendet a ka veshtiresi dhe pengesa te tjera qe i rezervojne perendimoret te shkojne ne Shqiperi per te kaluar pushimet
Bodo Gudjons Jo. Sic e thashe edhe me perpara problemi kryesor sot ne kohen e inetrnetit eshte qe njerezit dijne shume pak per Shqiperine. Shpesh here marr kerkesa per informacione per Shqiperine si broshura fletepalosje e gjera te tjera. Jemi lidhur edhe me ambasaden shqiptare ne Berlin por nuk ka asgje per tiu ofruar turisteve. Gjithashtu ne Gjermani dhe ne Austri nuk ka nje perfaqesi turistike vende qe mund te kishte turiste te interesuar per te shkuar atje. Shqiperia ne te vertete i ka te gjitha potencialet dhe formatet e turizmit qofte ai alpin bregdetar dhe po ashtu kulturor. Nuk i mohoj faktoret pozitive bukurite natyrore trashegimine kulturore mikpritjen tradicionale ato per mua jane shume te rendesishme. Por imazhi ne vendet perendimore per Shqiperine nuk eshte aq i mire. Ky imazh po ashtu nuk permiresohet vetem me nje spot te bukur apo me nje informacion apo me nje emision turistik. Kjo kerkon shume pune. Nje gje tjeter tek turistet qe une kam shoqeruar nga Gjermania dhe Austria te cilet kane pare gjithe boten eshte se per cudi kane mbetur shume te kenaqur dhe te befasuar ne Shqiperi sepse kishin pritur me pak se cperjetuan ne Shqiperi. Une mendoj qe kjo suprize mund te shfrytezohet nga vete shqiptaret. Edhe promovimi i vendit nuk duhet te jete me slogane si sekreti i fundit por duhet te jete me ofensiv.
DW Ne Shqiperi ekziston sektori privat. Edhe persa i perket turizmit ka shume agjenci turistike. Por me sa duket atyre u mungon pervoja per ta promovuar vendin e tyre ne boten e jashtme. Sepse nga njera ane eshte politika qe do te krijoje kushtet dhe ligjet dhe nga ana tjeter eshte edhe ekonomia private. Pershtypja juaj cila eshte A kane te dyja palet mangesi ne kete drejtim
Bodo Gudjons Faktikisht tani ne Shqiperi ekziston infrastruktura ekziston edhe nje shoqate e turizmit. Do te ishte nje nga detyrat kryesore te Ministrise se Turizmit dhe po ashtu e shoqates se turizmit qe te informonin njerezit qe merren me turizmin ne Shqiperi. Jo vetem nga ana profesionale e sherbimeve por se si mund te influencohet edhe tek mentaliteti i turisteve te huaj kur vijne. Si mund te mbesin ata te kenaqur dhe si mund te bejne ata propagande pastaj per Shqiperine. Une mendoj se cdo turist qe vjen ne Shqiperi dhe kthehet me mbresa shume te mira ben shume me shume reklame se sa nje fletepalosje apo nje broshure qe shperndahet ne panair.
Autor Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Lindita Arapi