E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalori i Cipos gjuhetaret fshehen gegerishten nen toskerishte

Gegerishtja me e pasur se toskerishtja ne Fjalorin e Cipos bazuar mbi toskerishten

Per te qene i sigurt nese vertet eshte ky rasti numerova te gjitha fjalet e fjalorit qe fillojne me pl. U befasova kur pashe se prej 149 fjalesh qe nisin me pl 65 jane gege 33 toske dhe 24 te perbashketa per te dyja dialektet pjesa qe mbetet fjale nderkombetare te shqiptarizuara. Mendova se kjo mund te ishte rastesi dhe keshtu e hapa kuturu fjalorin te fjalet qe nisin me nga trajte toske kjo. Jane 76 fjale prej te cilave 35 gege 25 toske dhe 16 u perkasin te dy dialekteve. Pastaj vendosa te kerkoj te fjalet qe nisin me str keto me grup nistor bashketingellor. Bilanci ketu ishte 25 fjale gege 8 toske 5 te perbashketa per te dyja dialektet 9 fjale nderkombetare dy huazime italiane dhe 5 te pasigurta per nga perkatesia e tyre dialektore. A ka se si e pyeta veten qe ne nje fjalor shqip te bazuar mbi toskerishten te konstatosh se leksiku gege mbizoteron mbi ate toske Nuk do te isha befasuar aspak duke pare se kjo po ndodhte ne nje fjalor shqip te bazuar mbi gegerishten duke pasur parasysh se gegerishtja ka nje histori letrare me te vjeter e me te pasur Buzuku Budi Bardhi Bogdani dhe se ajo flitet prej me se dy te tretave te shqiptareve. Pervoja ime me gjuhen shqipe me ka vertetuar me kohe se gegerishtja eshte me e pasur se toskerishtja ne leksik dhe frazeologji. Befasimi im shkaktohej prej se epersia e gegerishtes mbi toskerishten dukej se po me pohohej prej nje fjalori shqip i ndertuar mbi toskerishten. Mos valle ishte kjo rrjedhoje e perberjes dermuese gege te komisionit hartues I vazhdova llogarite e mia kete here duke e hapur librin krejt rastesisht te shkronja K ne faqen 196 fjala e pare e se ciles eshte G kallume fjale e rralle kjo qe do me thene pirg grumbull te Kristoforidhi - ai e bie fjalen nga Tirana - ndersa Cipo i shton kesaj edhe nje tjeter kuptim grope nevojtorje. Tek e njejta faqe fjala G kambe del e prire dhe ndjekur prej 13 fjalesh te prejardhura dhe te perbera. Hapa faqen 210 per te pare sesa te prejardhura e te perbera i prijne apo ndjekin fjalen T kembe dhe pashe se ato arrijne ne 20. Gjetja ime duket se i liron autoret prej njefare anesie te hamendesuar progege. Bera edhe nje prove tjeter prape kuturu me shkronjen F ne faqet 132-133. Llogaria dilte 25 fjale gege 9 toske 31 te perbashketa per dy dialektet 9 nderkombetare e 3 te pasigurta gjithsej 77 fjale. Ketu po parashtroj tabelen e konstatimeve te mia

Tabela tregon se numri i fjaleve gege nga keto 356 qe mund te mbushnin diku te 9 faqe le te marrim parasysh se prej atyre 8 te pasigurta ndonje patjeter qe do te jete prape gege eshte dyfishi i numrit te fjaleve toske. Zeri i fjaleve te perbashketa per dy dialektet 76 eshte pothuajse i barabarte me zerin e fjaleve toske 75 kur shuma e ketyre dy zerave 151 eshte saktesisht sa zeri i fjaleve gege i marre vetem 150. Ne qofte se raporti mes fjaleve gege e atyre toske ne keto 9 faqe te fjalorit te Cipos do te mbahej i tille edhe per pjesen tjeter te ketij fjalori prej 648 faqesh lirisht mund te thuhej se ky fjalor eshte dy pjese gege e nje pjese toske ose ndryshe se numri i fjaleve gege eshte dy here me i madh se ai i fjaleve toske. Kuptohet askush nuk mund te hidhet ne nje perfundim te tille sepse statistikat jane treguese vetem ne pergjithesi kurse statistikat e pjesshme si keto ne fjale jane treguese ne nje menyre edhe me te pergjithshme e me pak te sakte.

Perfundimi fjalori i Cipos i shkruar ne toskerisht e i bazuar mbi toskerishten paraqitet si fjalor shqip i bazuar mbi te dyja dialektet dhe se eshte fjalori me i kuptueshem e me shkencor i shqipes se shkruar. Po te kishte qene i lire komisioni hartues per te hartuar fjalorin qe ata do te donin te hartonin ka shume mundesi qe ne te kishim prej tyre nje fjalor shqip te shkruar gegerisht e te bazuar ne te dy dialektet. Por atmosfera politike e asaj kohe ishte e atille qe ata nuk mund te benin me teper se cfare bene. Ata e ruajten pjesen me te madhe te leksikut gege me argumentimin se po ia nenshtronin ate leksikut toske te barasvlershem. Keshtu ata shpetuan edhe nje pjese te mire te frazeologjise gege duke e mbuluar ate toske. Nje vit me pare se te botohej fjalori Tuk Jakova i vetmi anetar katolik i politbyrose gjate me shume se 40 vjet stalinizmi shqiptar u qortua rende prej Enver Hoxhes. Jakova u perjashtua nga partia sepse kishte guxuar te shprehej per gjera qe te tjeret nuk kishin mundur. Terrori i futur deri ne inde te studiuesve shqiptare i cili u rrit edhe me ne vitet qe do te vinin ishte i tille sa tridhjete vjet me vone Cabej ne shtrat te vdekjes ne nje spital te Romes nuk mund te guxonte te conte as telefonin se jo me te priste vizita prej refugjatesh shqiptare qe banonin ne kryeqytetin italian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›