E Martë, 3 Nëntor 2026

Fjalori më i madh i gjuhës – Do ketë 120 mijë fjalë, përfshihen dhe fjalë nga gjuha arbëreshe

Puna për fjalorin e madh të gjuhës shqipe ka nisur që prej vitit 2021 ku marrin pjesë akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  Ishte parashikuar që do të përfshiheshin 100 mijë fjalë, por fjalori i madh i gjuhës shqipe do të përfshijë një numër edhe më të madh fjalësh, parashikimet janë për rreth 120 mijë të tilla, kështu tha pedagogu Shezai Rrokaj i cili në këtë punë mban detyrën e zëvendës kryeredaktorit.

“Janë fiksuar pak a shumë 120 mijë fjalë të leksikut të shqipes që do të bëhen pjesë e standartit të gjuhës shqipe”, tha pedagogu Shezai Rrokaj.

Për këtë fjalor janë angazhuar një grup i madh specialistësh, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe arbërishtja.

“Përfshihen rreth 2500- 3000 fjalë arbëreshë rreth 10 mijë fjalë të shkencave, botanik, zoologji, 25 mijë-30 mijë fjalë të gegërishtes. Sigurisht ka dhe nga Maqedonia e Veriut, është fjalori i parë që realisht përpiqet të ndërtojë një shqipe fjalësh të të gjitha trojeve”, tha Rrokaj

Fjalori më i madh i gjuhës shqipe është në fazat përfundimtare, teksa parashikohet që brenda vitit 2024 të vij fillimisht në formën online për të vijuar në tej në 2025 edhe me procesin e printimit.

Ky fjalor është një punë voluminoze mes akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademisë së shkencave të Kosovës dhe gjuhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›