E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjona, bebja e parë në Shqipëri I uron mirëseardhjen 2013-ës

TIRANE - Vitin e Ri 2013 e ka mirëpritur edhe vogëlushja Fjona, e cila është bebja e parë e lindur në Shqipëri.

Fëmija i parë i vitit erdhi në jetë në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë.

Fjona u lind nga nëna fatlume, Silvana, e cila është banore e Tiranës.

Vogëlushja lindi në orën 00:05 të datës 1 janar 2013, ndërsa nga bluzat e bardha mësohet se lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane.

Fjona lindi me peshë normale, 2.9 kilogramë dhe së bashku me nënë e saj gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore.

FEMIJA I DYTE VOGELUSHI ROI
Vetëm pak minuta pas ardhjes në jetë të Fjonës, një tjetër bebe ka lindur në maternitet “Mbretëresha Geraldine” në kryeqytet. Fëmijë i dytë është një djalë, të cilit i është pagëzuar me emrin Roi. Fjona ka lindur vetëm 2-3 minuta më herët se Roi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›