E Shtunë, 31 Tetor 2026

France taksat per te pasurit

U kthye në një simbol të protestës kundër vendosjes së taksës për të pasurit që u rrëzua dhe nga gjykata kushtetuese franceze. Por Zherard Depardië, gjithësesi konfirmon ekzilin e tij fiskal. Aktori me famë ndërkombëtare ka deklaruar se do të braktisë francën e që madje do të marrë dhe pasaportën ruse kur të vizitojë Moskën ën 6 janar. Ai do të takohet me presidentin rus Putin dhe kryeministrin Medvedev. Ai ka deklaruar se do të largohet nga vendlindja e tij pasi ka një konsideratë shumë të keqe për ata që qeverisin. Edhe pse ka komentuar me entuziazëm vendimin e gjykatës kushtetuese për heqjen e taksës prej 75% mbi të ardhurat mbi një milion euro, ai ka shtuar se do të vazhdojë të mbajë apartamentin e tij ën paris por si parashikohet dhe nga ligji nuk do të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj në Francë. Depardië ka theksuar se vendimin e gjykatës e sheh si një fitore personale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›