E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flaka Haliti nderohet në Frankfurt

Artistja kosovare Flaka Haliti është nderuar disa ditë më parë në qytetin e Frankfurtit,Gjermani. Artistes kosovare është studente e Staedelschule Frankfurt am Main dhe iu dha një çmim i rëndësishëm, bëhet fjalë për çmimin "Agribusiness & Banking" i ndarë nga Rentenbank dhe Staedelschule Frankfurt am Main. Konkurrimi ka qenë i hapur për gjithë studentët e Staedelschule, duke filluar prej atyre qe sapo i kanë filluar studimet e deri tek ata që janë afër diplomimit,

tregon artiska Flaka. Ajo më tej pohon se nuk ka pretenduar që do të dilte e para, por ja që ndodhi. Përpos të hollave, të cilat i kanë takuar çmimit të parë, rëndësia tjetër kryesore është kush janë njerëzit të cilët qëndrojnë mbrapa çmimit edhe vendosin punën tënde ta vlerësojnë si ma të mirën ka vijuar më tej artistja tregon. Çmimet e tjera që u dhanë veç vendi të pare  që shkoi për Flaka Haliti (Kosovë), titulli i punës "Now You Are So Well", vendi i dytë shkoi për Oliver Heinzensberger (Germany), titulli i punes "Corcovado - Jesus Ohne Stativ", vendi i tretë-Hannes Michanek (Suedi), titulli i punës "Vieë Ëith a Room". Fjalimi i kësaj ceremonie çmimsh është u mbajt nga Hans Bernhardt - anëtar i bordit nga Rentennak. Daniel Birnbaum- drejtori i Staedelschule Frankfurt main, njëkohësisht kurator i Bienales së Venecias 2009, Judith Hopf artist dhe pedagoge në Staedelschule Frankfurt am Main.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›