E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Tufa fiton “çmimin e Madh të Letërsisë”

Ministria e Kulturës organizoi paraditen e sotme ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare të letërsisë për vitin 2009. Shkrimtari Agron Tufa me librin e tij më të fundit “Thembra e Akcilit” është shpallur fitues i çmimit të madh, i cili iu dorëzua autorit nga ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferraj.“Stili postmodern, risia e zhanrit të miniaturës, çlirimi i gjuhës nga klishetë dhe niveli i lartë i shkrimit të shqipes” ishte motivacioni i këtij çmimi. Përveç çmimit të madh, juria e përbërë nga Mark Marku (kryetar) dhe anëtarë Bardhyl Londo, Parid Teferiçi, Agron Gjekmarkaj dhe Mirela Kumbaro dha edhe çmime të tjera në gjini të ndryshme të letërsisë.Çmimin “Gjergj Fishta” e fitoi studiuesi Ardian Vehbiu, kurse “Faik Konicën” studiuesja Floresha Dado për librin “Sfida teorike të historiografisë letrare”. Çmimi “Fan Noli” iu dorëzua përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në shqip të kryeveprës së Tomas Manit, “Mali Magjik”.Ben Blushi me romanin “Otello, arapi i Vlorës” fitoi çmimin “Petro Marko”, kurse autorja Eir Plasari mori çmimin “Migjeni”. Çmimi “Lasgush Poradeci” iu dha poetit Vilson Blloshmi për botimin e plotë të poezive të tij. Përkthyesi Edmond Tupja fitoi çmimin “Jusuf Vrioni”, ndërkohë që shkrimtarët Romeo Çollaku dhe Virgjil Muçi morën përkatësisht çmimet “Mitrush Kuteli” dhe “At Donat Kurti”.Kush është Agron TufaU lind në 1 prill 1967 në Dibër. Studioi në Fakultetin Filologjik të Tiranës e më pas në Institutin Gorki në Moskë (1994 -1999). Pas diplomimit atje, ndoqi edhe programin e masterit për filozofi arti në Institutin e Kulturave Europiane IEK (1999 – 2001). Është profesor i Letërsisë së huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik të Tiranës - doktor i Shkencave Filologjike. Krijimtaria e tij, është nderuar me çmime të rëndësishme Kombëtare e Ndërkombëtare dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Libra nga i njëjti autor:Origjinalë“Aty te portat Skee”, poezi, Onufri, 1996“Dueli”, roman, “Ora”, 2002, (ribotim “Fjala”, 2007)“Rrethinat e Atlantidës”, poezi, Aleph 2002“Fabula Rassa”, roman, Ideart 2004“Janusi qindfytyrësh”, esse, Pro-Kultura, Tetovë, 2004“La Prueba della tierra”, poezi, bashkautor, Maremoto, Spanjë 2005“Mërkuna e Zezë”, roman, Toena 2005 (ribotim, Toena 2009)“Avangardë engjëjsh”, poezi, Ideart 2005“Fryma mbi ujëra”, poezi, “Fjala” 2007“Nove poesie” – “La stanza del poeta”, Formia, Itali 2008“Dibra me sytë e të huajve”, MB botime, Tiranë 2008“Letërsia dhe procesi letrar ne shekullin XX”, vol I, II, SHBLU, 2008-2009“Thembra e Akcilit”, miniatura, Zambak, Tiranë 2009.“Tenxherja”, roman, Toena, Tiranë 2009."Kuja e Mnemozinës", ese dhe shkrime kulturologjike, Tiranë 2010Përkthime“Dialog mbi romanin latinoamerikan”- ” G.G. Markez – M. V. Ljosa, Onufri, 1999“Stacioni në shkretëtirë”, poezi, Josif Brodskij, Arbëria, 2004“Iluzione Optike” – Prozë, Danjill Harms, “Naim Frashëri”, 2004“Venera në pellush” – roman, Leopold fon Zaher-Mazoh, Ideart, 2005“Lëkurës rrjedh shikimi”, poezi të zgjedhura Olga Sjedakova, Ideart, 200“Kultura dhe Bumi” – Jurij Llotman - “Alef & Sh. Librit dhe Komunikimit – 2005“Morfologjia e përrallës” – Vladimir Propp “Alef” & Sh. Librit dhe Komunikimit – 2005“Pullaliu” – Lev Tolstoi (novelë), Zambak, Tiranë 2009“10 ditët e fundit të Lev Tolstojit”, Vladimir Çertkov, Onufri, 2006"Poezi të zgjedhura", Osip Mandelshtam, Tiranë 2010                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›