E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flakë në kodrën së mbretit Zog në Durrës

Durrës, 20 gusht - Forcat zjarrfikëse të Durrësit kanë ndërhyrë në kohë për të shuar një zjarr, flakët e të cilit u përhapën sot pasdite në kodrën e Vilës mbi qytetin bregdetar.
 
Era me drejtim nga juglindja, që fryu gjatë pasdites në Durrës, rrezikoi përhapjen e flakëve, por ndërhyrja e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse ishte e shpejtë dhe efikase, thanë burimet lokale të policisë, transmeton BalkanWeb.
 
Flakët u shuan rreth orës 19.00, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e zjarrit në zonën e pyllëzuar me pisha pranë Vilës së mbretit Zog, të ndërtuar 85 vjet më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›