E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë RENEA dhe specialët shqiptarë

Tiranë, 20 gusht - Të paktën 600 punonjës policie të strukturave speciale, që nisin nga RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të njësive operative, nuk janë paguar ende që prej fillimit të këtij viti për dietat dhe orët shtesë që u takojnë sipas ligjit.
Kreu i sindikatës së Policisë së Shtetit ngre për të disatën herë shqetësimin, duke u bazuar në ankesat e specialëve, kërkesat e të cilëve deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.
Sipas Sadetin Fishtës, nëse nuk kthehet përgjigje brenda vjeshtës, atëherë rruga e vetme mbetet gjykata, ku mes te paditurve do te jete edhe Qeveria, transmeton TCH.
“Pasi të evidentojmë në mënyrë të saktë për të gjitha strukturat, do t’i drejtohemi Gjykatës për t’i detyruar organet për të paguar këto orë që janë hequr nga pagat e punonjësve të policisë”, tha Fishta.
Në fund të korrikut në vijim të një vendimi të qeverisë u hoqën dietat dhe orët suplementare jo vetëm për administratën por edhe policinë. Por dy ditë më parë, pas një ankese drejtuar policisë dhe Këshillit të Ministrave qeveria u detyrua të ndryshojë vendimin duke përjashtuar nga shkurtimi i dietave policinë, gardën dhe shërbimin e kontrollit të brendshëm. Mes problemeve me leket për policinë shqiptare, kreu i sindikatës ngre edhe ankesën e mos pagimit te policisë rrugore për pushimet e vitit të kaluar, pasi ata e kaluar verën në pune për shkak të trafikut të renduar nga sezoni turistik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›