E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakë të mëdha në Dragot të Tepelenës, vijon beteja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit

Vatra e zjarrit në fshatin Dragot të Tepelenës vijon të jetë aktive, ndërsa flakët kanë përfshirë dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore.

Situata paraqitet serioze, ndërsa forcat e MZSH Tepelenë ndodhen në terren dhe po punojnë për lokalizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja vijon me intensitet për mbrojtjen e banesave dhe pronës së qytetarëve.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakët e fuqishme dhe përpjekjet e zjarrfikësve për vënien nën kontroll të zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›