E Martë, 3 Nëntor 2026

Flakët morën përmasa të mëdha, shuhet zjarri në fshatin Topullaraj të Gjirokastrës

Pas disa orësh në luftë me flakët, zjarrfikësit e Gjirokastrës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në fshatin Topullaraj.

Flakët morën përmasa të mëdha, duke rrezikuar të përhapen edhe në 4 fshatra të tjerë, Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat.

Në vendngjarje do vijojnë të qëndrojnë ende një grup prej 50 trupa për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›