Francë- Macron: Arrestimi i kreut të aplikacionit të mesazheve Telegram nuk ishte politik

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se arrestimi në Francë i CEO të aplikacionit popullor të mesazheve Telegram , Pavel Durov, nuk ishte një veprim politik, por pjesë e një hetimi të pavarur.
Durov u arrestua të shtunën në aeroportin Le Bourget në një hetim gjyqësor të hapur muajin e kaluar që përfshin 12 shkelje të dyshuara kriminale, tha të hënën zyra e prokurorit të Parisit.
Ajo tha në një deklaratë se shkeljet e dyshuara përfshijnë bashkëpunimin në shitjen e pornografisë së fëmijëve dhe në trafikun e drogës, mashtrimin, nxitjen e transaksioneve të krimit të organizuar dhe refuzimin e ndarjes së informacionit ose dokumenteve me hetuesit kur kërkohet me ligj.
Në komentin e parë publik të Francës për arrestimin, Macron postoi në platformën e mediave sociale X se vendi i tij “është thellësisht i përkushtuar” ndaj lirisë së shprehjes, por “liritë ruhen brenda një kuadri ligjor, si në mediat sociale ashtu edhe në jetën reale, për të mbrojtur qytetarët dhe respektojnë të drejtat e tyre themelore”.
/rtsh.al/