E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë Budën gjigante në Kinë

Një statujë gjigante e Budës është dëmtuar nga një zjarr në provincën veriperëndimore Gansu të Kinës.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan statujën në Tempullin e Madh të Budës të Qarkut Shandan të rrethuar nga flakët.

Pas shuarjes së zjarrit, statuja dukej se mbeti pjesërisht e paprekur, por disa struktura tempulli u shkatërruan.

Statuja u ndërtua në vitin 1998 si një kopje e një origjinali që mendohet të ketë datuar rreth vitit 425 pas Krishtit citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›