E Martë, 3 Nëntor 2026

Red Bull mendon për vitin 2024

Red Bull po dominon sezonin 2023, ku një nga pilotët e tij ka arritur gjithmonë fitore. Por kjo nuk është e vetmja arsye e lumturisë së tyre. Me pozicionet e arritura nga Max Verstappen dhe Checo Pérez në Hungari, Red Bull bëhet skuadra e pestë që arrin 250 podiume. Një fakt që dëshmon dominimin, së bashku me Mercedesin, në dekadën e fundit. E megjithatë ata nuk ndalen. Te Red Bull Kanë disa objektiva të tjera për këtë vit, si përpjekja për të arritur rekordin e fitoreve të njëpasnjëshme si dhe atë të skuadrës së parë të pamposhtur. Austriakët sollën paketën më të fundit të përmirësuar në Hungaroring dhe nuk do të kenë ndryshime të mëdha në 11 garat e mbetura.

Ata tani po mendojnë për vitin 2024 dhe çështja kryesore është tuneli i erës. Red Bull ka një ulje prej 10% për shkak të penalitetit nga sezoni i kaluar. Përveç kësaj, ka edhe kufizime aerodinamike. Pra Milton Keynes mund të përdorë vetëm 63% të kohës së përcaktuar për teste, ndërsa Mercedes 75%, Aston Martin 80% dhe Ferrari 85%. Ndaj Christian Horner, kreu i Red Bull, u shpreh se e gjithë vëmendja e skuadrës së tij është përqëndruar tashmë për vitin e ardhshëm dhe se si ta përdorë me sa më shumë efikasitet kohën që kanë në dispozion për të të zhvilluar sa më shumë teste.

“E kemi atë penallti deri në tetor. Kemi një deficit të konsiderueshëm kohor në tunelin e erës dhe duhet të jemi shumë selektivë në mënyrën se si e përdorim atë” – tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›