E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

Pas flakëve në Llaman të Himarës, një tjetër vatër zjarri u shfaq sot (23 shtator) në Vlorë.

Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›