E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2 të arrestuar nga policia, 2 të tjerë në kërkim

Dy persona kanë rënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Të arrestuar janë një 67 vjeçar në Krujë dhe një 52 vjeçar në Vlorë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq (vëllai dhe kushëriri i 52 vjeçarit), pasi gjatë shoqërimit të shtetasit A. S.,  kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë që t’i pengonin në kryerjen e detyrës dhe më pas janë larguar.

Policia e Shtetit apelon në mënyrë të përsëritur, për të gjithë qytetarët, fermerët dhe pronarët apo poseduesit e kullotave, që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr. Gjithashtu, praktika e gabuar dhe penalisht e ndëshkueshme e djegies së mbeturinave në toka bujqësore ose kullota, përbën rrezik për përhapje të pakontrollueshme të flakëve, si dhe për dëmtim të pronës, shëndetit dhe jetës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë menjëherë, çdo shtetas që tenton të ndezë zjarr, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›