E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite (28 shtator) një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri në Lezhë.

Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe era, duke iu afruar edhe disa banesave në zonë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.

Aktualisht, po punohet për shuarjen e disa vatrave të mbetura aktive dhe për izolimin e plotë të zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›