E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një kodër në zonën e fshatit Mëmlisht në Pogradec, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve drejt masivit pyjor me pisha.

Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rritur rrezikun për përfshirjen e sipërfaqeve të tjera pyjore, informon A2CNN.

Sipas raportimeve në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca të MZSH-së, të mbështetura nga dy mjete zjarrfikëse, si dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›