E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Aktivistët e lëvizjes së njohur si “Flamingot” janë mbledhur këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut, ku kanë zhvilluar një protestë simbolike në pritje të thirrjes për të dëshmuar të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe drejtuar zyrtares së lartë dhe Prokurorisë së Posaçme. Mes tyre ishin mbishkrimet: “Bela, vasalja e mbretit, tregoja SPAK-ut vjedhjen e buxhetit” dhe “Bela-ja e pushtetit”.

Sipas organizatorëve, protesta synon të kërkojë vijimin e hetimeve për çështjet që lidhen me Ballukun dhe të nxisë zbardhjen e plotë të tyre nga organi i akuzës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›