Flamuri me yll në BE, AK shpreh keqardhje
Pas publikimit të videos lidhur me flamurin shqiptar të përdorur ditën e djeshme në takimin ndërparlamentar BE-Shqipëri, ka reaguar Aleanca Kuqezi
Aleanca ka shprehur keqardhjen për vendi ynë përfaqësoeht ene në Europë me reminishencat e së kaluarës, sipas saj shteti shqiptar duhet të dërgojë në Evropë flamurin e vërtetë shqiptar.
Simbolet kombetare mbrohen me kushtetutë dhe kushtetuta e përcakton qartë formën e flamurit-thuhet në deklaratën e Aleancës.
Sipas aleancës, askush nuk guxon të ndryshojë flamurin, vetëm diktatura komuniste guxoi ta ndryshonte flamurin më shqiponjën dykrenare.
Një ditë më parë, në sallën ku zhvillohej mbledhja mes parlamentarëve europianë dhe 14 deputetëve shqiptarë mes tyre edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, flamuri shqiptar që përfaqëson shtetin shqiptar ka dukshem edhe nje yll pesecepesh të verdhë, njëlloj i ai që përdorej gjate regjimit komunist.
Për të parë videon, klikoni në kategorinë Video