Flamurtari - Dinamo ose Xhafaj vs. Bakaj

Dinamo do te mberrije ne Vlore me kujtimet e hidhura te humbjes 1-0 nga ballafaqimi i pare me Flamurtarin ne Qemal Stafa ne javen e pare te kampionatit por dhe humbjes 3-2 me Skenderbeun ne Korce ne javen e fundit te fazes se pare nje humbje qe nga kampi vlonjat u konsiderua me shume si nje leshim me marreveshje nga kampionia ne fuqi.
Ne fakt Dinamo eshte perpara nje sfide te dyfishte luan ndaj ekipit kryesues ndaj te cilit ka humbur betejen e pare por edhe nuk mund te lejoje dy humbje rresht pas asaj me Skenderbeun humbje qe do te conte automatikisht ne vendin e trete nese korcaret do te fitonin te dielen ne shtepi kunder nje Bese qe po perjeton ditet me te erreta te saj.
Ne kampin dinamovit jane te gatshem per te marre revanshin pas humbjes se fazes se pare te shkaktuar nga ne gol i Daniel Xhafajt nje ish-lojtari te Dinamos 2000-2003 22 gola/63 ndeshje e qe ka realizuar ne kete kampionat 7 gola ne 10 ndeshje po aq sa golashenuesi me i mire i Dinamos Elis Bakaj.
Pikerisht Elis Bakaj mesfushori sulmues qe shkelqeu ne barazimin 0-0 me Maqedonine ne Korce pranon se Flamurtari ka nje skuader te forte e me lojtare me eksperience.
Por dhe ne kemi ambiciet tona ne kete sfide. Ky kundershtar na ka shkaktuar humbjen e pare ne kampionat dhe sigurisht ne do te kerkojme tua kthejme borxhin kuqezinjve te Flamurtarit pasi llogarite tona mbeten ende te hapura - tha ish-lojtari i Partizanit per te cilin Dinamo pagoi 100 mije euro per ta bere te vetin ne janar te vitit 2008.
Flamurtari kryeson me merite pas 11 javesh me dy pike me shume se Dinamo dhe ne Vlore jane te bindur se perseritja e fitores do te vlente shume per formacionin e financuar nga bashkia e Shpetim Gjikes dhe te drejtuar nga peqinasi Gugash Magani ne kerkim te titullit te dyte kampion pas atij te realizuar 20 vjet me pare ne sezonin 1990-1991.
Forma e shkelqyer e sulmuesit prodhimtar Daniel Xhafaj e me pervoje 15 vjecare eshte nje plus te Flamurtari ku militojne edhe kampione te tille si Julian Ahmataj dhe Bledar Devolli.
Bakaj nuk e konsideron se ke nje sfide midis tij dhe Daniel Xhafaj golashenuesin me te mire te sezonit te kaluar kur vlonjati i shumshetitur fitoi Kepucen e arte me fanellen e Beses
Nuk ka sfide brenda sfide per mua dhe Daniel Xhafajn. Udheheqim te dy tabelen e golashenuesve por nuk vendoset asgje ne nje ndeshje dhe kur behet fjale per nje perballje te tille sbesoj se gjate lojes mund te mendosh per arritje personale. Ajo qe vlen eshte vetem rezultati i takimit. Une e kam shprehur gjithnje qe Kepuca e Arte nuk eshte synimi im kryesor - theksoi Elis Bakaj i cilesuar si lojtari me i mire i kampionatit shqiptar e qe me shume se kushdo tjeter 23-vjecari ia di vleren trjaneri argjentinas Luis Manuel Blanko.
Ndersa Daniel Xhafaj shenoi golin e shtate te tij ne fitoren 2-1 te Flamurtarit kunder Elbasanit ne Ruzhdi Bizhuta Elis Bakaj realizoi te shtatin personal ne humbjen 3-2 te Dinamos me Skenderbun ne Korce.
Me pelqen te shenoj por nuk numeroj golat kur jam ne fushen e blerte. Mendoj te sherbej per skuadren sa me shume pasime te sakta gola dhe pse jo te vij edhe ne ndihme te mbrojtjes kur eshte nevoja - perfundoi Elisi i cili gjate 52 ndeshjeve te tij me Dinamon ka shenuar ne total 27 gola nje mesatare per tu pasur zili.
Ne viziten e fundit te Dinamos ne Vlore Flamurtari fitoi 2-1 nderkohe qe ne 12 ndeshjet e fundit te luajtur ne Vlore nga sezoni 2001-2002 Dinamo ka mundur te fitoje jo pak por 7 here.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12
Te premten 19 nentor
Bylis-Vllaznia 0-0
Te shtunen 20 nentor
Tirana-Elbasani 1300
Skenderbeu-Besa 1600
Te dielen 21 nentor
Laci-Teuta 1300
Flamurtari-Dinamo 1300
Te henen 22 nentor
Kastrioti-Shkumbini
RENDITJA
1 Flamurtari 11 25
2 Dinamo 11 23
3 Skenderbeu 11 22
4 Vllaznia 12 18
5 Tirana 11 15
6 Teuta 11 15
7 Shkumbini 11 14
8 Laci 11 14
9 Kastrioti 11 11
10 Bylis 12 11
11 Besa 11 8
12 Elbasani 11 6
Nje ndeshje me shume
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 19 Nentor 2010