E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 12-te e Superliges. Bylis- Vllaznia barazim

Bylis dhe Vllaznia kane ndare nga nje pike pas barazimit 0-0 ne ndeshjen e pare te javes se 12-te te Superliges dhe ne te njejten kohe dy skuadrat kane ndalur ecurine pozitive qe kishin regjistruar ne javet e fundit te kampionatit elitar te futbollit shqiptar.

Vendasit ishin me kerkues gjate gjithe takimit por nuk arriten te shfrytezonin ne menyren me te mire rastet e paraqitura. Nga ana tjeter Vllaznia i eshte afruar shume pak portes duke mos shqetesuar portierin vendas ne pjesen e pare e cila do te mbyllej me rrjeta te paprekura.

Nuk do te ndryshonte shume pjesa e dyte. Bylis do te ishte me agresiv ne kerkim te golit te avantazhit perballe shkodraneve qe do te rrezikonin vetem nje here porten e vendasve. Keta te fundit do te gjenin rrugen e rrjetes ne minuten e fundit por goli do te anullohej nga kryesoriT aullau per nje pozicion jashte loje duke vulosur perfundimisht shifrat 0-0 per kete ndeshje e para e javes se 12-te te Superliges.

Ne ndeshjet e tjera te kesaj jave Tirana do te luaje te shtunen kunder Elbasanit ndersa Skenderbeu do te prese Besen. Laci-Teuta dhe Flamurtari ndash Dinamo jane dy sfidat e se dieles ndersa jave e 12-te do te plotesohet me ndeshjen e dites se hene ku Kastrioti do te luaje kunder Shkumbinit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›