Flamurtari, Moçka e di se çfarë duhet ndaj Lushnjes

Dy fitoret radhazi e kanë katapultuar ekipin e Flamurtarit në vendin e pestë në kuotën e 7 pikëve, një më pak se kryesuesit Dinamo, Korabi dhe Tërbuni. Mund të thuhet se është një moment i mirë për vlonjatët, që tashmë kërkojnë të vazhdojnë këtë formë. Portieri dhe kapiteni aktual i Flamurtarit Shpetim Mocka e vlereson maksimalisht fitoren e fundit te arritur me Besen,duke e konsideruar nje ndeshje mjaft te mire.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë – thotë Moçka – skuadra po tregon se ka potencial për më shumë dhe që të arrijë ato objektiva që i ka vënë vetes”.
Takimi i radhës është ndaj Lushnjes në transfertë, një përballje e vështirë ku dy skuadrat kanë dalur hapur për objektivin Superiore.
“Normalisht është ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari me emër si Lushnja. Megjithatë ne jemi të bindur se mund t’ia arrijmë dhe të fitojmë në atë transfertë”, ka nënvizuar Moçka.
Gjendja në skuadër paraqitet mjaft e mirë. Deri më tani, Marcelo Troisi i ka të gjithë lojtarët në dispozicion për takimin e ditës së shtunë.