Messi: Katar 2022 do të jetë Botërori im i fundit

Lionel Messi njoftoi zyrtarisht se Katar 2022 do të jetë Botërori i tij i fundit me fanellën e Argjentinës: “Po numëroj ditët që na ndajnë nga Botërori, e vërteta është se ka një ankth që po vjen momenti, nervozizmi për mirë, ne jemi këtu, është gati të ndodhë. Nëse do të jetë Botërori im i fundit? Po, patjetër që po”.
Messi nuk foli shprehimisht për lamtumirë Selección në fund të aventurës në Katar, ky është një vendim që, në rast se do të vijë vetëm kur të mbarojnë ndeshjet, edhe sepse Pleshti mund të synojë Kupën e Amerikës të vitit 2024, kur Argjentina do t’i duhet të mbrojë titullin e fituar verën e kaluar. E sigurt është se kampioni i PSG-së nuk do të shihet në fushë në SHBA-Meksikë 2026, kur do të jetë 39 vjeç.
“Ndihem mirë fizikisht, kam mundur të bëj një parasezon të shkëlqyer këtë vit – vazhdoi ish-sulmuesi i Barçës, duke folur për gjendjen e tij aktuale -. Vitin e kaluar kjo nuk ishte e mundur, fillova të stërvitem vonë, duke luajtur pa ritëm. Më pas shkova në kombëtare dhe kur u ktheva pata një dëmtim”.
Ka një besim të madh rreth Albiceleste dhe shumë e shohin atë si një nga favoritet e mëdha për të ngritur kupën në qiell: “Kemi arritur një moment të shkëlqyer, kemi një grup shumë të përgatitur dhe shumë të fortë, por në një Botëror mundet të ndodhë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, kjo është arsyeja pse një Kupë Bote është kaq e veçantë, sepse favoritët nuk janë gjithmonë ata që përfundojnë duke fituar ose duke bërë rrugën që pritej prej tyre”.
“Nuk e di nëse jemi ne favoritët e mëdhenj. Argjentina është gjithmonë një nga kandidatët për fitoren përfundimtare për historinë e saj, për atë që përfaqëson, aq më tepër tani që kemi arritur në këtë nivel, por nuk mendoj se jemi favoritë, mendoj se ka skuadrat e tjera mbi ne”.