Flamurtari fiton 6-1 me LushnjënGolat për formacionin e Eqerem Memushit u realizuan nga Alvizh, Galica (3), Roshi, Junior dhe Minor.

Flamurtari fitoi thellësisht 6-1 testin në transfertën me Lushnjën, një takim i zhvilluar në “Roza Haxhiu”. Golat për formacionin e Eqerem Memushit u realizuan nga Alvizh, Galica (3), Roshi, Junior dhe Minor. Flamurtari provoi në këtë takim brazilianin Leandro (mesfushor shkatërrues) të ardhur nga Armenia, si dhe mbrojtësin Hoxha të mbërritur nga Kategoria e Dytë greke. Kroati Marko Bashiç (ende në provë) pritet të firmosë me Flamurtarin. Flamurtari do të luajë, më 16 gusht finalen e Superkupës me Tiranën.
E Enjte, 06 Gusht 2009