E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjan Pisha drejt VllaznisëNë vend të Pishës te Dinamo mund të vijë Nevil Dede, një mbrojtës me eksperiencë që është shpallur kampion më parë me Tiranën dhe Elbasanin

Arjan Pisha i ka të gjitha mundësitë të veshë fanellën e Vllaznisë. Presidenti i Dinamos, Besnik Sukaj i ka dhënë dritën jeshile lëvizjes së elbasanasit drejt Shkodrës. Në vend të Pishës te Dinamo mund të vijë Nevil Dede, një mbrojtës me eksperiencë që është shpallur kampion më parë me Tiranën dhe Elbasanin. Kampi shkodran bëri të ditur se 32-vjeçari Pisha, i cili më parë ka luajtur me Elbasanin, Dinamon e Tiranën, do të firmosë brenda kësaj jave me Vllazninë.

E Enjte, 06 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›