Flamurtari fiton Superkupën mbarëkombëtareVlonjatët fituan 2-1 me Hysin, fituesin e Kupës së Kosovës

Rrjetet sociale:
Flamurtari i Vlorës, fituesi i Kupës së Shqipërisë, është fituesi i Kupës Mbarëkombëtare, duke mundur 2-1 në finalen gjithëshqiptare Hysin, fituesin e Kupës së Kosovës. Golat për formacionin vlonjat të drejtuar nga Gugash Magani mbajnë firmën e kroatit Djukiç, i cili realizoi nga një gol në çdo pjesë loje: 5’ dhe 56’. Për Hysin golin e flamurit e realizoi Gashi (68’). Kupën e dorëzoi presidenti i Federatës së Futbollit te Kosoves, Fadil Vakri.
Numri i klikimeve - 7738
E Shtune, 10 Tetor 2009