Shqiperia humbet 2-1 me Grojther FyrthErjon Bogdani shenoi golin e vetem te Shqiperise

Rrjetet sociale:
Kombëtarja shqiptare humbi 2-1 miqësoren me Grojther Fyrth, skuadër e Bundesligës 2 gjermane, në një ndeshje të ndjekur vetëm nga 330 shikues.
Sulmuesi kryesor i Shqipërisë, Erjon Bogdani i dha avantazhin e përkohshëm kuqezinjve tanë në minutën e 11-të, por pas vetëm dhjetë minutash lojë, kapiteni i Grojther Fyrthit, Marino Biliskov vendosi ekuilibrat në lojë në minutën e 21-të.
Nikolaj Myler i mbylli në minutën e 37-të llogaritë e ndeshjes që përfundoi 2-1 në favor të Grojther Furthit.
Trajneri i Shqipërisë, Kuzhe dhe kolegu i tij i skuadrës kundërshtare bënë shunë ndërrime. Kapiteni i Shqipërisë, Ervin Skela, u vëzhgua në këtë takim nga trajneri i 1860 Mynshenit, Evald Lienen.
Shqipëria do të përballet të mërkurën e ardhshme me Suedinë, ndeshja e fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku nga rezultati i ndeshjes do të varet edhe pozicioni i Kombëtares sonë, në vendin e katërt apo të pestë.
Për momentin, përfaqësuesja jonë është në vazon e katërt, por ndihet e rrezikuar nga ndjekësja më e afërt, Qipro, pavarësisht se kuqezinjtë kanë një avantazh prej 10 mijë pikësh ndaj qipriotëve në renditjen evropiane.
Numri i klikimeve - 7739
E Shtune, 10 Tetor 2009