Flamurtari i largon te gjithe

Skuadra e Flamurtarit është zyrtarisht në krizë financiare. Presidenti i skuadrës vlonjate ka njoftuar largimin e të gjithë futbollistëve me paga të larta për të reduktuar shpenzimet.
Praktikisht, të gjithë emrat e njohur, formacioni bazë i skuadrës dhe disa rezerva do të largohen nga kuqezinjtë. Sezoni 2013/2014 do të nisë me të rinjtë e Flamurtarit dhe me objektiv të ndryshuar. Ndërsa sezonet e fundit objektivi ka qenë mes vendeve të para të kampionatit, pse jo edhe fitorja e tij, të rinjve do t’u kërkohet vetëm ta mbajnë në kategorinë e më të mirëve skuadrën e tyre. / Top Channel