E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korabi e Dinamo, jo më shumë se një barazim

Korabi e Dinamo, në ndeshjen e luajtur të hënën në Peshkopi, nuk kanë shkuar më shumë se sa një barazim. Madje një barazim me gola në një ndeshje spektakolare, e cila në fund ka regjistruar shifrat 2-2.

Një ndeshje që ka patur emocione të mëdha, ndërsa Dinamo ka kaluar e para në avantazh me anë të Denison në të 35’. Mirëpo pak përpara përfundimit të pjesës së parë, Korabi e ka barazuar rezultatin me anë të Kekos.

Në pjesën e dytë, Dinamo gjen avantazhin me anë të Preloshit në të 57’. U duk sikur gjërat u bënë më të lehta për blutë e Nevil Dedes kur Mziu doli me kartonin e kuq dhe Korabi mbeti me dhjetë futbollistë. Por në minutën e dytë shtesë, Beshiraj fikson barazimin 2-2. Dinamo mbetet në vendin e dytë në renditje me 15 pikë, kurse Korabi në të tretën me 13 pikë.

Ndërkohë Luzi 2008 ka fituar me Tomorin, 2-0, kjo falë golave të Himës në të 23’ dhe Ferrajt në të 57’. E vetmja ndeshje që ka mbetur pa u luajtur në javën e tetë të Kategorisë së Parë është Apolonia – Skënderbeu, pasi një pjesë e fierakëve janë të impenjuar në ndeshjen e kthimit në UEFA Youth League me Hajdukun në Split më 2 nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›