E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari prezantohet Gjoka

Pas emërimit në krye të stolit te Flamurtari, Ernest Gjoka ka nisur zyrtarisht punën.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës, njëkohësisht edhe president i skuadrës, Shpëtim Gjika, ai është prezantuar me lojtarët.

Kreu i klubit ka shprehur besim të plotë te trajneri i ri, ndërsa i është drejtuar me një kërkesë lojtarëve.

Edhe trajneri është gati për sfidën e re.

Ndeshja e radhës për Flamurtarin, është ajo e së dielës në Kupën e Shqipërisë në fushën e Teutës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›