E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja dënimet e UEFA-s për Serbinë

UEFA sot ka bërë publike dënimet ndaj Serbisë për incidentin e shkaktuar në ndeshjen ndaj Anglisë për grupmoshat U21.

UEFA e ka dënuar ekipin e futbollistëve të rinj të Serbisë me zhvillimin e një ndeshjeje kualifikuese pa publik, ndërsa Shoqatën e Futbollit të Serbisë me 80,000 euro, për shkak të incidenteve në një ndeshje më Anglinë, në stadiumin e Krushevci.

Poashtu UEFA ka pezulluar përjetë në të gjitha garat nga aktivitet sportive ndihmëstrajnerin serb Predrag Katic.

Me 4 ndeshje suspendim është pezulluar lojtari Goran Causic, me 3 ndeshje pezullim Igor Mudrinjski, me 3 ndeshje Felip Malbasic, me 2 ndeshje Nikola Ninkovic.

Këto dënime të lehta ndaj Serbisë nuk janë të vetmet, pasi që UEFA i ka dënuar edhe lojtarët anglez, Caulker me 2 ndeshje dhe Ince me 1 ndeshje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›