E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash: Kokaina pushton stadiumet angleze

Londër – Stadiumet e "Premier league", duket se janë të mbushura me kokainë. Denoncimi vjen nga dy gazeta angleze. Reporterët e këtyre gazetave, u maskuan si tifozë të skuadrave të ndryshme të kategorisë së parë të futbollit anglez, duke parë disa miqësore para fillimit të sezonit dhe zbuluan se në pothuajse një të katërtën e zonave të spektatorëve, shpërndahet me shumicë pluhuri i bardhë. Duke përdorur mjete të policisë amerikane për zbulimin e gjurmëve të kokainës, rezultati ishte lehtësisht i verifikueshëm. Pajisje të tilla përbëhen nga tamponë që përmbajnë një lloj kimikati që reagon në rastet e pranisë së kokainës. Nga kontrollimi i banjove të stadiumeve në nëntë ndeshje, u vu re shkalla e lartë e përdorimit të kokainës nga tifozët anglezë, të cilët deri më sot kanë namin si konsumatorë të mëdhenj të pijeve alkoolike.
Reagimet
Sipas sociologëve, bumi i kokainës mes tifozëve të futbollit mund të shpjegohet me vështirësitë që kanë këto të fundit për të gjetur pije alkoolike gjatë ndeshjes. "Sot, droga shihet si zëvendësues për birrën", thotë një psikolog nga universiteti i Leicester.
Reeagimi qe i menjëhershëm edhe nga klubet e përfshira në reportazh. Një zëdhënës i Mancesterit premtoi se shoqëria do të kryente hetime të mëtejshme dhe se tifozët që verifikohen si konsumatorë nuk do të lejohen më të hyjnë në stadium gjatë ndeshjeve të kësaj skuadre.
Taksat, Capirossi është sërish në hall
Milano – Loris Capirossi është sërish nën shënjestrën e tatimorëve italianë, i dyshuar se nuk ka deklaruar të ardhura me vlerë 1.3 milionë euro për vitin fiskal 2002. Këto janë vetëm të dhënat paraprake.
Kampioni i motociklizmit ka qenë shumë herë nën hetim. Që nga viti 1995 dri më sot, është akuzuar për fshehje të më shumë se 12 milionë eurove të ardhura. Kampioni nga Imola gjendet sakaq në gjyq për vendime të tatimeve për detyrime të papaguara dhe gjoba me vlerë të përgjithshme prej 9 milionë eurosh. Vendimi final pritet të merret sëshpejti.
Absurde
"Gjithshka është absurde. Këto që po ndodhin janë krejtësisht të pakuptimta për shkak se Loris jeton me të vërtetë në Montekarlo. Nuk e kuptoj pse akuzohet në këtë mënyrë. Në Itali ai nuk është pronar i asgjëje. Pozicioni ynë është krejtësisht i qetë". Ky ishte reagimi i Carlo Pernat, menaxherit të pilotit pasi u njoftua për akuzën e re. "Është një cmenduri, - shtoi ai – Loris dashuron jetën në Montekarlo dhe atje ka lindur edhe fëmijën e vet. Atje ka miqtë e vet. Në Itali kthehet vetëm për takimet me Dukatin dhe për të vizituar të ëmën". Pernat komentoi edhe akuzat që rëndojnë për kampionin tjetër Valentino Rossi: "Edhe ajo që i ka ndodhur Valentinos është alucinante. Kam lexuar për fakte që nuk ekzistojnë".
Vipat italianë të artit dhe sportit parapëlqejnë të zhvendosin vendbanimin e vet në Montekarlo, për shkak të lehtësive të mëdha fiskale që kanë në principatë, por fisku italian, nuk e pranon një gjë të tillë dhe prej kohësh kërkon me ngulm të sulmojë të gjithë të famshmit që i shpëtojnë taksave me këtë mënyrë.
Nocerino tregon për Juven: Nuk i trembemi askujt
Sezoni i pushimeve mes dy kampionateve ka qenë deri më sot i mbuluar më shumë nga hijet sesa nga drita për Juventusin. Pjesërisht për shkak të përgatitjes së dobët të deritanishme dhe pjesërisht për blerjet e reja që nuk po integrohen dot në skuadër. Dhe mekanizmat nuk mund të improvizohen, nevojitet shumë kohë. Megjithatë, ka patur edhe nota pozitive si Antonio Nocerino. Në një mesfushë, që (zakonisht gjatë gushtit konsiderohet si jo më e mira), ka treguar aftësi të mëdha teknike, por edhe disa dobësi në fazën e rikuperimit të topit, mesfushori që më parë luante për Piacenzën "rrezikon" të kthehet në armën më të rëndësishme. Sepse aftësitë e tij prej organizatori, grinta dhe fiziku i freskët, i lejojnë të vrapojë në të gjithë fushën në 90 minuta.
Fjalët
Ai në një konferencë për shtyp, shpjegon: "E rëndësishme për mua ishte të kthehesha te Juventus. Dhe kisha dëshirë të vija këtu nga dera kryesore. Jam në një ambient ku jam rritur dhe kjo më ndihmon të bëhem pjesë e një skuadre kampionësh. Është e lehtë të ndjehesh mirë. Përpiqem të angazhohem, të jap maksimumin dhe të vendos në vështirësi trajnerin. Jam në dispozicion dhe jam i ri. Duhet të mësoj nga kampionët, por dua gjithashtu të luaj si i barabartë dhe të bëhem një flamur për këtë skuadër. Më pëlqejnë edhe komplimentat që më kanë bërë gjatë këtyre ditëve, por dua që të qëndroj me këmbë në tokë sepse e di që është shumë lehtëtë rrëzohesh. Nuk e harroj nga vij dhe e di që askush nuk më ka dhuruar asgjë. Gattuso? Me të ndokush ka parë ndonjë ngjashmëri fizike, jemi duke folur për të kampion të botës dhe e di se duhet shumë punë për t'u bërë si ai. Mua më pëlqen para së gjithash De Rossi. Sulmon, mbrohet, është një nga më të kompletuarit. Shpresoj që nesër, në fund të ndeshjes, (miqësorja me Romën e Cesenën), të më dhurojë bluzën e tij".
Prespektiva
Në fund, një vështim mbi objektivat e skuadrës, e cila nga testimet e ardhshme kërkon të dhëna pozitive në pritje të ndeshjes së parë për kampionatin në 25 gusht kundër Livornos. "Unë i respektoj të gjithë kundërstarët, por shikoj vetëm te Juve. E dimë se cfarë mund të japim dhe kampionati do të na e demonstrojë. Ne kemi portierin më të fortë të botë, një top të artë dhe shumë kampionë bote. Nuk kemi asgjë për t'u trembur nga askush".
Ranieri
Përsa i përket testit me Romën: "Turnetë e verës shërbejnë për t'u kthyer në formë. Kjo është e mirë për shkak se ndeshjet përfaqësojnë stërvitjet më të plota – deklaroi tekniku bardhezi. Për garën speciale? Është e vërtetë se jam një ish, por bëhet fjalë për vitet '73-'73 dhe tashmë ato janë prehistori. Roma është një skuadër e mirë dhe ka blerë lojtarë të shkëlqyer.
Infermieria
Nesër, përballë verdhëekuqve të Spalletti-t, Ranieri mund të besojë edhe te Gigi Buffon e Pavel Nedved, të rikuperuar nga disa probleme të cilat i lanë jashtë fushe në turneun Birra Moretti. Nuk do të nisen për në Cesena Grygera, Chiellini dhe Palladino. Mbrojtësi cek ka vijuar me terapinë dhe ka mundësi që të kthehet në grup që nga stëritja e pasdites të dielën. I njëjti diskutim për Chiellinin ende i ndaluar nga probleme në polpë Nga ana tjetër, sulmuesi ka probleme me një tendosje të lehtë.

ABC

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›