Panserraikos 2-1 Kalamaria ,Murati kapiten dhe asist mungon Bushi

Nga Arben Shemili
Dje ne oren 18:30 u zhvillua nje ndeshje miqesore midis ekipeve te dy lojtareve te kombetares tone Murati dhe Bushi, Panserraikos-Kalamaria, ndeshja u fitua nga ekipi i Muratit me rrezultatin 2-1.Bushi nuk u aktivizua per arsye shendetsore ndersa Murati kesaj here debutoi si kapiten i ekipit te tij dhe dhuroi nje assist shume te bukur ne golin e avantazhit 1-0 ne pjesen e pare, pastaj ne pjesen e dyte rrezultati u thellua ne 2-0 per Panserraikos, ne minutat e fundit Kalamaria shenoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit te Muratit, i cili ishte ne nje forme te shkelqyer duke bere per shume minuta edhe rrolin e playmaker-it.Ne kontaktuam ne telefon me Muratin mbas ndeshjes : Edvin si ishte forma juaj ne ndeshje ? – Une jam ne formen time optimale pasi kemi bere nje faze pergatitore shume efikase, besoj se sot tregova nivelin e duhur duke bere edhe dy rrole te ndryshme per nevojat e ekipit, rrolin tim te zakonshem te mesfushorit te majte gjithashtu edhe ate te organizatorit, i cili mu kerkua nga trajneri gjate ndeshjes dhe besoj qe ja dola me sukses.- Mendonim te ishte nje derby midis dy lojtareve te shquar te kombetares Murati-Bushi, por Loku nuk u aktivizua,mund te na thoni arsyen? – Loku nuk u aktivizua per arsye shendetsore, kishte nje gjendje gripale, do te kisha deshire qe te kisha perballe shokun tim te skuadres ne kombetare.
- Cmund te na thoni per ndeshjen miqesore te kombetares tone me ekipin e Maltes me 22 gusht, a jeni i gatshem dhe a prisni nje ftese nga Baric?- Une jam i gatshem si gjithmone per te dhene kontributin tim per kombetaren e Shqiperise per te cilen kam dhene aq shume, e theksoj qe jam ne top forme per te mos i lene shkak ndonje abuzimi qe mund te behet ndaj meje ashtu sic ka ndodhur perpara ndeshjes me Slovenine ne Shkoder, kjo gje varet vetem nga deshira e vet trajnerit Baric, pasi eshte ai qe vendos, ne qofte se atij i pelqen te me therrase, ne qofte se jo atehere… nga ana ime nuk kam cfare te them, une me zorr nuk mund te behem pjese e kombetares dhe nuk jam nga ata lojtare qe mund ti lutem ndokujt, por e theksoj qe jam ne forme te shkelqyer dhe e meritoj qe te jem pjese e ekipit.- Atehere ju urojme suksese me ekipin tuaj dhe shpresojme qe trajneri yne Baric te kete nevoje per eksperiencen e madhe te nje lojtari si ju dhe t'ju beje pjese te ekipit kombetar,faleminderit.
Faleminderit edhe juve.
Sqarim : Artikulli eshte i dt. 09-08-2007.
Per arsye teknike eshte vendosur sot.