E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fleçer, grabitet shtëpia e futbollistit të Mançesterit

Mançester - Si të mos i mjaftonte supersfida me Interin në Milano, Darren Fleçer duhet të mbajë mendjen edhe tek vila e tij në Mançester. Mbrëmë, mësohet se shtëpia e mrojtësit të Mançesterit është grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Asgjë nuk deklarohet rreth dëmeve të shkaktuara në shptëpinë e Fleçerit, e cila ndodhet në një lagje të Mançesterit.

Futbollisti, gjatë kohës që grabitej shtëpia e tij, ishte i grumbulluar me pjesën tjetër të ekipit në rezidencën Greater Manchester. Nuk dihet akoma asgjë, nëse e shoqja dhe fëmijët e futbollistit të përfaqësueses skoceze ndodheshin në shtëpi në ato momente apo jo.

Megjithatë, Fleçer është i impenjuar në maksimum për ndeshjen e rëndësishme kundër Interit, e cila do të zhvillohet sonte në “San Siro”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›