E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Neymar, për Barcelonën

Superylli brazilian, Neymar ka folur për situatën momentale të krijuar rreth transferimit të tij të mundshëm te Barcelona. Neymar ka thënë se është i bindur se çdo gjë do të përfundoj mirë, po folur konkretisht rreth këtij fundi.

"Rreth kësaj çështje po punojnë shumë palë. Babai im është një njeri që ka shumë ndikim në të ardhmen time. Besoj se shumë shpejtë do të largohen të gjitha dilemat, unë besoj se gjithçka do të përfundoj mirë. Jam shumë i lumtur me çdo gjë që po ndodhë në jetën time" deklaroj Neymar.

Flitet se transferimi i tij te Barcelona është shumë afër dhe se këto deklarata për të ardhmen e tij janë pikërisht për Barcelonën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›