E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Moyes, blerja e Alcantaras

David Moyes e ka filluar planin për ndërtimin e një skuadre të ëndrrave te Manchester United. Pasuesi i Sir Alex Fergusonit po mendon që të sjellë në mesfushë talentin e Barcelonës, Thiago Alcantara.

Sipas gazetës “Marca”, Manchester United i ka ofruar Barcelonës 18 milion euro për Thiago Alcantarën. Për të siguruar shërbimet e Alcantaras, United thuhet se duhet të rivalizoj rivalin lokal, skuadrën e Manchester Cityt.

Alcantara ka qenë lojtar i pëlqyer edhe nga Sir Alex Ferguson dhe se blerja e mundshme e tij mund të jetë urdhër tani më drejtorit të ri sportiv të skuadrës, Alex Ferguson./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›