E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flet avokati i Prudentinove Angelo po sulmohet politikisht

Vito Felici eshte avokati i Anxhelo dhe Albino Prudentinos u shfaq nje jave pas furtunes se akuzave qe ka shpethyer ne median dhe opoziten e vendit per lidhje te tyre me mafian italiane dhe anetare te qeverise shqiptare. Avokati Felici ne nje deklarate per shtyp prej 20 minutash sqaroi fillimisht pozicionin e te birit te Albino Prudentinos Anxhelo emri i te cilit sipas tij po perdoret vetem ne kuader te lojes politike ne vend ndersa sqaroi se ai nuk ka asnje procedim penal ne Itali.

Ai eshte vendosur ne qender te nje ceshtje gjyqesore per te mbuluar nje perplasje politike qe po zhvillohet. Anxhelo Prudentino nuk rezulton aspakk i hetuar apo nuk eshte ne dijeni e tij apo tone per fakte qe perfshjne te atin Albino Prudentino. Emri i tij eshte liodhur me mafien siciliane dhe me konkretisht me ish- bosin Berndardo Provencano para kapjes se tij. Mbi kete ceshtje gjykata e Barit eshte shprehur dhe me nje vendim ne fillit te ketij viti dhe ka vendos ne menyre perfundimtare Anxhelo nuk lidhje me mafian tha Felici.

Avokati Vito Felici deklaroi publikisht se edhe akuza ndaj Albino Prudentinos per lidhje me mafian nuk jane te verteta pasi sipas tij ato jane gjykuar njehere nga drejtesia italiane. Sipas tij Albino Prudentino eshte ka vuajtur nje denim vetem per kontrabande cigaresh dhe prej 4 vitesh eshte nje shtetas i lire.

Albino Prudentino nuk eshte denuar kurre per lidhje mafian kjo duke iu referuar edhe nenit 27 te kushtetutes qe thote askush nuk eshte fajtor derisa mos te jepet vendimi perfundimtar. Ai ka patur nje denim per kontrabande cigare per fakte qe jne verifikuar ne vitin lsquo90. Ne kete rast pjesa e lidhjes me mafian i eshte cilesuar lidhje me shoqeri kriminale. Prej kater vjetes ai eshte nje qytetar i lire dhe ka perfunduar denimin. Te gjitha ketoj jane juridikisht te konfirmueshme tha Felici.

Ne fund te deklarates per shtyp avokati Felici lexoi nje deklarate te firmosur nga Anxhelo Prudentino ku nder te tjera ai thote se Me kane perfshire ne nje loje politike dhe emri im po perdoret.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›