Pol.shtetit reagon ndaj akuzave te Priftit

Policia e Shtetit ne nje konference per shtyp ka pergenjeshtruar akuzat e paraqitura ndaj Zv/Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Z.Agron Kulicaj dike thene se ne lidhje me ndjekjen penale dhe arrestimin e shtetasit Eduart Belegu ceshtja penale ne ngarkim te tij eshte regjistruar ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Elbasan ne date 28 shkurt 2008 per vepren penale te parashikuar nga neni 164 i Kodit Penal. Ky procedim ka filluar ne baze te nje kallezimi qe nje shtetas ka paraqitur drejtpersedrejti ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Elbasan.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan me date 10 maj 2010 e ka derguar kete ceshtje per gjykim gjykim i cili vazhdon. Nga momenti i referimit te vepres penale tek Prokurori e deri ne dergimin e ceshtjes per gjykim te gjitha veprimet hetimore jane drejtuar nga prokurore prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan. E ndersa ne lidhje me ndjekjen penale dhe arrestimin e shtetasve Virgjil Joti Luan Qato dhe Kastriot Llakaj ceshtja penale ne ngarkim te tyre eshte regjistruar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane me date 31 maj 2010 per vepren penale te parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Njesia e perbashket hetimore kunder krimit Ekonomik e Financiar task-force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane e ka regjistruar kete procedim penal pas nje kallezimi te marre drejtpersedrejti nga nje subjekt qe ushtron aktivitetin ekonomik ne fushen e hidrokarbureve.