E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet avokatja e Jakup Krasniqit: Do të apelojmë aktgjykimin për ta shpallur të pafajshëm

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendran, ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si zhgënjyes.

Ajo ka thënë se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit teksa shtoi se procesi ende nuk ka përfunduar.

“Aktgjykimi tashmë na e ka bërë të qartë se disa prova ose nuk janë marrë parasysh, ose nuk u është dhënë pesha e duhur.
Ne do të apelojmë aktgjykimin.

Qëndrimi ynë është se i vetmi rezultat i këtij gjykimi duhet të jetë shpallja i pafajshëm e z. Jakup Krasniqi për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ajo.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi lidhur me akuzat për krime lufte

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›