BE merr masa ndaj fluksit të emigrantëve / Propozohet zgjidhje emergjente

Komisioni Evropian do të propozojë krijimin e një mekanizmi të ri emergjent për të përballuar flukset e papritura dhe masive të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian. Njoftimin e bëri presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit të saj për Gjendjen e Unionit në Strasburg.
“Ngjarjet e kësaj vere tregojnë se instrumentet tona duhet të evoluojnë, veçanërisht për situatat emergjente. Evropa ka nevojë për mjetet për të mbrojtur kufijtë e saj në çdo kohë”, deklaroi ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se çdo masë për forcimin e mbrojtjes së kufijve do të duhet të respektojë vlerat dhe të drejtat themelore të Bashkimit Evropian.Në rrethana të jashtëzakonshme, mekanizmi do të lejonte një “fleksibilitet të kufizuar në kohë dhe të përcaktuar rreptësisht” në procedurat standarde të BE-së.
Nisma synon t’i sigurojë Unionit instrumente shtesë për reagimin ndaj flukseve të papritura të emigrantëve, veçanërisht në rastet kur autoritetet evropiane vlerësojnë se lëvizjet masive po orkestrohen ose po përdoren si mjet presioni ndaj kufijve të BE-së