E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletë arresti ndaj Gadafit, gjykata vendos sot

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, do të vendosin sot nëse do të lëshojnë ose jo fletarrestim për Gadafin dhe ndihmësit e tij.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Muamer Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e populit libian dhe nuk mund të mënjanohet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Musa Ibrahim, tha se i takon popullit të Libisë dhe jo NATO-s apo grupeve të armatosura që të vendosin për fatin e vendit.

Ibrahim, cituar sot nga Rel, ka thënë se bën këtë deklaratë, për të qartësuar komentet që kishte bërë të dielën.

Ai u kishte thënë gazetarëve në Tripoli se qeveria po propozon një periudhë të dialogut kombëtar dhe zgjedhje të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›