Fletet Kume KQZ te mos behet tager i politikes
Ish-nenkryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume e cileson te nxituar djegien e fleteve te votimit. Ish-kreu i KQZ-se i kerkoi kryetarit Arben Ristani qe te mos behet tager i politikes.
Komisionit Qendror i Zgjedhjeve natyrisht duke mbajtur ne konsiderate ate cka do te propozoje administrata qe eshte pergjegjese per organizimin e ketij lloj procesi te mbaje parasysh qe vendimmarrja per administrimin e kutive te votimit te jete ne kohen maksimale te mundshme qe do te thote te lere ne dispozicion te klases politike kohen maksimale qe ata te shpresojme qe ta zgjidhin problemin. KQZ-ja te mos behet tager i politikes - deklaroi Kume.
Ai u shpreh se nese do te ngrihet komisioni qe do te hetoje zgjedhjet e 28 qershorit ai nuk mund te jete efektiv pa u ndryshuar Kodi Zgjedhor. Sipas tij neni 178 i ligjit Elektoral behet pengesa ligjore qe Kuvendi te procedoje me hetimin e materialeve zgjedhore pasi ky eshte atribut i vetem i KQZ-se.
Mund te behet efektiv duke amenduar Kodin Zgjedhor nenin 178 sipas te cilit kete te drejte e ka vetem KQZ dhe sipas kompromisit politik qe mund te behet ne te duhet te parashikohet qe kjo e drejte ti kaloje Komisionit parlamentar per te administruar ai materialet zgjedhore theksoi Kristaq Kume.
Berisha Vizat hiqen brenda vjeshtes
Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga qyteti i Kavajes ku mori pjese ne inaugurimin e spitalit te ri se vjeshta e ketij viti do te shenoje liberalizimin e vizave per shqiptaret. Per kreun e qeverise miratimi i opinionit per liberalizimin e vizave per Shqiperine nga eurodeputetet parlamentare te Strasburgut u be realitet pas permbushjes se reformave qe ka ndermarre vendi yne ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit dhe ne menyre te vecante ne pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporta biometrike. Kjo vjeshte do te jete vjeshta juaj e madhe vjeshta e dinjitetit dhe e lirive tuaja.
Kete vjeshte qytetaret e Kavajes e te mbare Shqiperise do te levizin te lire pa viza ne mbare hapesiren europiane tha Berisha. Duke u ndalur te rritja ekonomike kryeministri Berisha theksoi ne menyre te vecante rritjen e eksporteve pagave e pensioneve si dhe investimeve publike.
Lidhur me akuzat publike te socialisteve per krizen ekonomike kryeministri Berisha deklaroi se ekzistenca dhe realizimi i ketyre projekteve jane deshmi e dinamizmit te ekonomise shqiptare.
Per kreun e qeverise investimet e qeverise ne qytetin e Kavajes zone ne te cilen eshte zgjedhur deputet per disa legjislatura do te kene rritje dhe do te perqendrohen ne fushen e turizmit duke e kthyer kete zone sipas tij ne nje nga pikat me te frekuentuara per pushuesit vendas e te huaj.
Ristani Fletet do te digjen brenda shtatorit
Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se fletet e votimit do te digjen per te realizuar pastrim e kutive te votimit. Per kreun e KQZ-se pas dekretimit te 8 majit si daten e zgjedhjeve lokale procesi i hapjes se kutive eshte i domosdoshem per te mos deshtuar zgjedhjet lokale.
Jane 10 mije kuti dhe nga praktika e KQZ-se qe e ka bere kete procedure edhe me pare do dy-tre muaj kohe qe te hapen kutite dhe te seleksionohet materiali.
Dhe perseri praktika ka treguar se duhet rreth nje muaj e gjysme kohe per ti rimbushur kutite per ti bere gati per zgjedhje. Pra e gjithe kjo procedure eshte nje procedure qe kerkon me siguri pese-gjashte muaj. Jemi ne kufijte e te mundshmes per organizimin e zgjedhjeve. Puna e KQZ-se eshte e tille qe nuk ka kohe per te korrigjuar gabime. Ne rast se behet nje gabim deshtojne zgjedhjet tha Ristani.
Kreu i KQZ-se nuk jep nje date te sakte se kur do te digjen fletet e votimit por siguron se administrata qe ai drejton po punon per te percaktuar se kur do te hapen kutite dhe do te digjen fletet e votimit. Gjithsesi ai siguron se ky proces do te perfundoje brenda muajit shtator.
Besoj qe maksimalisht deri ne fund te shtatorit do te kete nje vendim te KQZ-se i cili do te miratoje planin e punes. Brenda ketij plani do te jete edhe plani i punes per Drejtorine e Logjistikes ku do te jete e precizuar me date se kur do te nise punen per pastrimin e kutive dhe qe une besoj se duhet te jete menjehere theksoi Ristani.