E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres festival kombetar i sazeve

Ne qytetin e Durresit eshte celur Festivali tipologjik Kombetar i Sazeve me pjesmarrjen e 12 grupeve folklorike nga rrethe te ndryshme te vendit.

Ky eshte edicioni i shtate i ketij festivali te pervitshem qe shetit ne qytete te ndryshme te vendit dhe kete vit eshte stacionuar ne Durres. Festivali organizohet nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Qendra Kombetare e veprimtarive folklorike ne qytete te ndryshme te vendit.

Aktivitetet ne kuader te ketij festivali kane nisur me hapjen e nje ekspozite te veshjeve te tradites popullore per te vijuar me te tjera te zhvilluara ne sheshin kryesor te qytetit bregdetar. Festivali kombetar i Sazeve mbeshtetet dhe nga bashkia e qytetit te Durresit. Ne gare jane Sazet e Korcces Permetit Delvines Beratit Frengoves-Struge Tiranes Bilishtit Kolonjes Vlores Lushnjes Pogradecit dhe Fierit. Nje juri specialistesh do te shpalle ne fund fituesit e ketij festivali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›